Mënyra se si po përhapet koronavirusi, po vërtetohet çdo ditë edhe më shumë parashikimin e shkencëtarit të mirënjohur Roberto Gallo, i cili dy ditë më parë tha se epidemia po shtrihet nga lindja në perëndim dhe jo nga veriu në jug.
Pikërisht për këto arsye Italia e Jugut, rrjedhimisht edhe Shqiperia mund të shpëtohet nga piku i pandemisë.Mjafton të shohim të dhënat e fundit për të kuptuar se profesor Gallo ka të drejtë.
Në veri të Italisë vetëm në Lombardi deri tani numërohen 11 685 persona, 732 e të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Duke zbritur më poshtë në qëndër të Italisë në Romë, vërejmë se deri tani kanë rezultuar pozitiv vetëm 320 raste, kur kryqyteti italian ka rreth 2.5 milionë banorë.
Zbret më poshtë në jug në rajonin e Pulias ku shënohën po 160 persona të infektuar.
E kur zbret edhe më shumë në jug, në vendin tonë në Shqipëri shënohen vetëm 38 të prekur nga koronavirusi.
Të dhëna këto ngushëlluese për Shqipërinë kur sipas ekpertëve të OBSH piku i pandemisë pritet brenda dy javëve të ardhshme, ndërkohë që ekspertët kanë parashikuar pikë në Italinë e Jugu duke filluar nga sot.
Në Itali deri në këto momente kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 21, 157 persona.
Vetëm në 24 orët e fundit janë gjetur pozitiv 2 795 persona dhe kanë vdekur ne total 1. 441 persona, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 175 kanë ndëruar jetë.
Gjithësej janë shëruar 1966 persona, 527 vetëm 24 orët e fundit. Në gjendje më të rëndë janë 1518 persona dhe gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 190 të tjerë.
Por në Romë janë vetëm 80 raste të reja të regjistrura në 24 orët e fundit dhe në Puglia vetëm 37 më shumë.
Të dhënat konfirmojnë që që pjesa më e madhe e të prekurve nga koronavirusi janë nga zonat e veriut të Italisë.