Ndërsa jemi në javën e dytë të përballjes me koronavirusin, rastet sa vijnë e shtohen. Janë konfirmuar zyrtarisht edhe 6 të prekur të tjerë nga ky virus në Shqipëri, duke e cuar totalin e të prekurve në 70

Lajmi u bë i ditur në përditësimin e përditshëm të të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Kujtojmë që deri më tani në vendin tonë, nga përhapja e pandemisë së koroanvirusit kanë humbur jetën dy persona, një grua 73-vjecare nga Durrësi dhe një 66-vjecar nga Lushnja, i shtruar pranë Infektivit. Të dy personat kishin pasur histori udhëtimi në Itali. Ndërsa dje, në vend u regjistruan 5 raste të reja. Të infektuar rezultuan 3 shtetas italianë dhe babë e bir nga Kavaja, përkatësisht 80 dhe 42 vjec.