Policia e Shtetit ka mundur të arre stojë dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuz ohen për një seri vjed hjesh me armë të ndodhura në vend, mes tyre dhe gra bitj e fundit në Rinas, ku u morën rreth 4.6 milionë euro. Në një njoftim paraprak të policisë thuhet se në aksionin për arrestimin e vëllezërve Çala kanë marrë pjesë rreth 300 forca policore, ndërsa më pas do të jepen dhe detajet e plota të arrestimit.

Njoftimi i policisë: Megaoperacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore ne fushën e vjedhjeve me armë. Operacioni, nga Departamenti i Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan. Në operacion janë përfshirë 300 forca policore. Sekuestrohen ar më zjarri, sasi të mëdha vlerash monetare dhe automjete. Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Vëllezërit, të akuzuar për një sërë grabitjesh më armë dhe dhunë në zonën e Rinasit dhe në aeroportin e Rinasit. Për detaje të mëtejshme të operacionit do t’ju njoftojmë në përfundim të operacionit.

Pëerveç gra bitjes së fundit të ndodhur në Rinas, Klement Çala ka dhe një dë nim me 25 vite bu rg në mungesë për grabitjen en ndodhur pranë Stacionit të Trenit në Tiranë, si pjesë e bandës së Ilir Kupës. 31 vjeçari nga Elbasani është dhe autor i grabitjes së Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës, nga ku më pas u arratis dhe nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013.