Republika e Maqedonisë së Veriut, sot, është bërë anëtarja më e re e NATO-s.
Aleatët e NATO-s e kanë nënshkruar Protokollin e Pranimit të saj në shkurt të vitit 2019 dhe pastaj të 29 parlamentet kombëtare kanë votuar për të ratifikuar anëtarësimin, raporton alsat-m.
Duke folur të premten në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish”.