Një çift të moshuarish janë përsëri bashkë, pasi arritën të shërohen nga koronavirusi. Kjo është historia e Carlo Locatelli dhe gruas së tij Annamaria Panza, përkatësisht 91 dhe 71 vjeç, së bashku prej 43 vitesh.
Të dy u testuan pozitiv me Covid-19 disa kohë më parë dhe u shtruan në spital në Bergamo. Të dy do të ishin shtruar në spital në të njëjtin repart por në dhoma të ndara. “Unë isha në njërën dhomë dhe ai ishte në tjetrën – tha zonja Annamaria – e ndjeja duke marrë frymë, por nuk mund ta shihja.”
Çifti qëndruan larg njëri-tjetrit për një javë, por tani janë përsëri bashkë. Tani janë të dy në një dhomë hoteli që mirëpret ish-pacientët e spitalit pasi janë shëruar për të qëndruar edhe 14 ditë në izolim nën kujdesin e mjekëve.
Brenda disa ditësh të dy bashkëshortët do të jenë në gjendje të shkojnë në shtëpi dhe të rifillojnë jetën e tyre të zakonshme.
Historia e çiftit të moshuar
Çifti gjithashtu tregoi për përvojën e tyre me koronavirusin duke shpjeguar se si, edhe tani, ata nuk mund ta kuptojnë se si u infektuan: “Ne jetojmë një jetë të tërhequr, nuk e kuptojmë se si arritëm të kontraktojmë këtë sëmundje. Ne menduam për një grip, nuk e dinim që kishim këtë sëmundje, qëndruam në shtëpi dhjetë ditë, por pastaj nuk mund të ngriheshim në këmbë. Më pas u shtruam në spital në Bergamo. E dija që ishte afër dhe më kjo mjaftonte mua”– tha Annamaria.
Edhe pse ai është 20 vjet më i madh se unë, nuk do e doja jetën time pa të. Nëse duhet të shërohemi, shërohemi së bashku, nëse përkundrazi duhet të shkojmë, atëherë do të shkojmë së bashku ”./Notizie.it/