? JA SI DO FUNKSIONOJË SISTEMI I LEJE-DALJEVE PËR PAZAR PËRMES e-albania OSE ME SMS

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar si do funksionojë nga e hëna sistemi i ri i leje- daljeve për të bërë pazar.

Ai shprehet se fillimisht qytetarët duhet të aplikojnë në portalin e- abania në seksionin Leje- Dalje dhe automatikisht i vjen mesazhi konfirmues në celular. Aty duhet të jetë nr. i identifikimit apo edhe dita apo ora për të dalë.

Më pas këtë mesazh ja tregon Policit. Rama shprehet se qytetarët do të kenë vetëm 1 orë kohë për të bërë pazar dhe se lejohet të aplikojnë vetëm nje familjarë nga një familje kurse pensionistët nuk do të lejohen.

Edi Rama: Për të bërë një shpjegim si funksionon. Jam këtu me drejtorin e AKSH dhe e falenderoj gjithë ekipin që në kohë rekord kanë ngriitur këtë sistem. Mënyrën si do marrim leje- daljen dhe mënyrën ssi do lovizim nga e hëna. Përjashtohen ata që janë në punë, nuk ka ndryshim për ata që e kanë autorizimin në punë, kjo është për ata për Pazar.

Linda të lutem.

Drejtoresha e AKSH: Përdorimi i shërbimit është shumë I thjeshtë. Në portalin e- albania shërbimi do të jetë I pari në shërbimet dhe quhet leje për dalje.

Ne do kemi të mundur të përcaktojmë ditën që duam dhe unë zgjedh 30 marsin. Mundësohet vetëm një prej familjarëve dhe do të ketë orën e duhur dhe kohëzgjatja vetëm një orë.

Është nëpërmjet fashës së orarit 05:00- 13:00. Leja shkon me e-mail dhe vjen me e-mail edhe me sms. Duke zgjedhur ndërkohë kam mundësi të finalizoj dhe për konfirmim të vjen e-mail apo një sms. Do të jetë e-maili. Me numër identifikimi, orarin dhe të gjitha.

Edi Rama: Menjëherë leja të shfaqet në telefonin tënd vlen edhe për ata që nuk kanë smartfon. Por kohëzgjatja tek ta është edhe më e madhe.

Pra dalin të dhënat e aplikimit.

Për ata që nuk kanë smartfone do të ketë një procedurë tjetër. Do të jetë një short number 55155. Numri i kartës së identitetit, ora dhe dita. Aty dërgohet mesazhi.

SMS vjen automatikisht dhe për ata që nuk kanë smartfona.

Edi Rama: Pra për ata që nuk kanë një PC apo smartfon. Të marrin masa për të bërë shpenzimet e nevojshme të bëjnë shpenzimet e nevojshme deri të hënën nëse procedura nuk e lejon. Sidoqoftë ne po punojmë me kompanitë celulare dhe nëse do jetë e mundur për ditën e nesërme atëhere patjetër do lehtësojë dhe ata që kanë telefon të thjeshtë. Përjashtohen pensionistët. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi. Për ata që janë pensionistë të vetmuar, pra që nuk kanë fëmijët në të njëjtën qendër banimi apo njësi administrative atëhere do kujdesemi ne. Nuk do dalin më pensionistët në rrugë. Sikundër është vetëm një anëtar familje për të bërë Pazar. Kurse ai që punon vijon me autorizimin që ka. Sistemi është i tillë që nuk lejohet më shumë se dy anëtarë familje të shkojnë. Kush ka mundësi del bën pazarin, kush nuk ka bën tjetër.