Përmes shënjestrimit të pasurive të k rimit të organizuar, Akti Normativ mbron ekonominë e ligjshme.Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, bëri të ditur se ligji i miratuar nga qeveria ka në fokus ekonominë e paligjshme, duke mbrojtur atë të ligjshmen.“Shën jestrimi, sek uestrimi dhe kon fiskimi i pasurive dhe aseteve të k rimit të organizuar cënon drejtpërdrejtë pushtetin financiar të grupeve dhe eksponentëve të kri mit të organizuar. Filozofia ” Ndiq paranë” ka rezultuar një praktikë e suksesshme e shumë vendeve të zhvilluara, në përballje me rrjetet e sofistikuara kri minale”,- tha Lamallari.
“Dobësimi i pushtetit financiar të grupeve kri minale vlerësohet si go ditje në thembrën e Akilit për krimin e organizuar. Shk atërrimi i potencialit ekonomik dhe përpjekjeve për pastrimin e të ardhurave kri minale mbron ekonominë e ligjshme, konkurencën dhe sipërmarrje ekonomike të ndërtuar dhe që funksionon mbi rregullat e tregut. Si i tillë akti përbën një garanci shtesë për parandalimin e injektimit të të ardhurave me origjinë k riminale në ekonominë e vendit”,- shtoi Lamallari.“Akti normativ s ulmon dhe dobëson potencialin korruptues dhe infiltrues të kr imit të organizuar. Prandaj kjo qasje përbën një mekanizëm të fortë për ruajtjen dhe garantimin e integritetit të agjencive ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë, kryesisht atyre penale. Ndikimi social i aktit normativ konsiston në heqjen dhe dobësimin e çdo motivi apo iluzioni për pasurim të shpejtë dhe të paligjshëm. Askush,-tha Lamallari,- nuk do të ishte i gatshëm të rre zikojë përfshirjen në veprimtari të paligjshme fitimprurëse dhe dë nimin penal, duke ditur fatin e paracaktuar të sek uestrimit dhe konfiskimit të të ardhurave të përftuara kri minale. Në këtë mënyrë ai mbron të rinjtë dhe grupet vulnerabël të shoqërisë ndaj ek spozimit, joshjes dhe rekrutimit nga k rimi i organizuar”-, tha Lamallari më tej.
Duke folur për bilancin e punës së bërë nga Operacioni Forca e Ligjit, Lamallari nënvizoi se deri më tani janë mbi 41 subjekte që u janë dërguar formularët e pasurisë. Sipas tij, deri tani janë se kuestruar rreth 71 automjete.“Ditën e premte lajmi që u transmetua flet për një vendim të Gjykatës së SPAK që konfirmon kërkesën e strukturës OFL për të sek uestruar pasuri të tilla kr iminale për subjekte që janë pjesë e këtij ati normativ”,- vijoi ai.“Ka patur që në fillim të punës së OFL janë qindra praktika të mbledhura nga drejtoritë vendore të policisë të përcjella në OFL dhe më pas duke vijuar edhe me hetimet që ata kryejnë dhe më pas përcillet formulari për vetëdeklarimin e pasurive që më pas plotësohet me dokumente shtesë dhe përcillet në prokurori. Janë mbi 40 shtetas që kanë marrë formular. Shumë prej tyre kanë plotësuar formularin sipas afatit kohor dhe janë përcjellë edhe në Prokurorinë e Posaçme. Kemi parë shumë pasuri të seku estruara. Janë rreth 71 automjete, pasuri tokë truall, edhe komplekse”-, tha zëvendës ministri Lamallari.
“Janë diku mbi 85 praktika të përcjella nga OFL tek SPAK. Mesatarisht çdo ditë ka 2-3 kërkesa që përcillen, shpërndahen ndaj subjekteve të aktit normativ. Më pas vijohet me hetimin e pasurisë së tyre, dokumentohet çdo provë e mundshme dhe një punë e mirëkoordinuar me SPAK kanë sjellë këto vendimet e para, pra kërkesat për sekuestro”,- bëri të ditur Lamallari, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Ndërkohë Lamallari me anë të një postimi në Facebook shkruan se:
Ndikimi social-ekonomik i Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave.
1️⃣ Synon mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme nga inj ektimi i të ardhurave kri minale2️⃣ Garanci shtesë për ruajtjen e konkurencës, rregullave të tregut dhe sipërmarrjeve të ndershme3️⃣ Dob ëson pushtetin financiar, kor ruptues dhe infi ltrues të kri mit të organizuar4️⃣ Mekanizëm për ruajtjen dhe forcimin e integritetit të institucioneve, sidomos agjencive ligjzbatuese dhe organeve të drejtësisë5️⃣ Mbron shtresat më vulnerabël dhe sidomos të rinjtë nga eks pozimi dhe rekrutimi prej rrjeteve kri minale6️⃣ Dob ëson motivin dhe iluzionin e pasurimit të shpejtë por të paligjshëm7️⃣ Rrit kostot e përfshirjes në veprimtari kri minale “Asnjë ditë bu rg nuk ja vlen, nëse pasuria e përftuar merret nga shteti!”
Përfundimi: nisma të tilla të njëpasnjëshme kundër kri minalitetit e bëjnë një vend më pak tërheqës për sipërmarrje kri minale. Për çdo person racional, përfshi kr iminelët, llogaria “kosto/përfitime” tashmë ka ndryshuar!