Kryeministri Edi Rama apeloi sot për mediat teksa shtoi se vendi ndodhet në një luftë të padukshme. Ai u shpreh se duhet një ndëgjegjësim nga kushdo që ka një mikrofon në dorë, për të mos abuzuar me lajmet që ngjallin panik apo janë të paprovuara. Në mbledhjen urgjente të qeverisë, ai tha se koronavirusi nuk pyet se kush je, nga vjen dhe ku jeton.
“Virusi mund të hyjë në trupat tanë në ccdo moment. Numri I të prekurve në vend është rritur. Të gjitha rastet janë të importuara nga Italia. Ishte e pashmangshme duke pasur parasysh marrëdhëniet e shumta që kemi me vendin fqinj” – tha Rama ndër të tjera. Ai shtoi se forca e koronavirusit është në rënie. Ndërkohë, Rama apeloi edhe për të rinjtë: “Shkollat nuk u mbyllën që të shkoni në disko dhe në kafe” – u shpreh ai ndër të tjera.