Telefononi 127, mos shkoni direkt në spital, ruani veten dhe të tjerët. Në mbledhjen e Këshillit të ministrave ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar për të të gjithë qytetarët që të mos drejtohen menjëherë në spital, por të telefojnë 127 që të ruajnë veten dhe të tjerët.

“Cdo person të kontaktojë në numrin 127. Është I vetmi numër për personat që kanë simptoma apo kontakte në vendet e prekura. Është i vemti numër që duhet të kontaktojnë, është numri unik. Vetëm dje kanë telefonuar 1 mijë qytetarë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe janë informuar. Për ato raste që ka patur indikacione, janë marrë mostrat që janë analizuar sipas protokolleve në laboratorin e virologjisë në ISHP”, tha Manastirliu. Manastrilu apeloi që qyetarët të zbatojnë rregullat për vetkarantinim dhe karantinim, pasi bazuar në informacionet e skenarëve do të ketë një numër në rritje të rasteve të konfirmuara.

“Dua të informojë që sipas skenarëve që tashmë janë të ndërtuar prej Komitet te Koronavirusit që janë fleksibël, dinamik të ndërtuar nga komiteti I ekspertëte, sipas tyre parashikohet dhe është e pritshme për një rritje të numrit të rasteve. Ky është momernti që ne të kërkojmë që qyetarët të respektojnë masat”, tha Manastirliu.
“Jemi të vendosur për karantinën e detyrueshme, sido që të jetë ne do kujdesemi për ata që janë më të pambrojtur në këtë situatë, për të moshuarit dhe do të kujdesemi që të mos përhapet ky virus”, tha Manastirliu.