Kemi sasi të konsiderueshme me tamponë dhe vijojmë të furnizohemi në vazhdim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bëri këtë deklaratë në një komunikim live në Report TV, duke theksuar nuk është për t’u vënë në dyshim numri i testeve, pasi ato nuk mungjnë.
“Kemi sasi të konsiderueshme me tamponë dhe vijojmë të furnizohemi në vazhdim. Kemi kitet dhe ragentët që na vijnë në mënyrë periodike. Edhe në fundjave do na vijnë teste. Nuk është për t’u vënë në dyshim numri i testeve. Jemi duke vepruar vetëm me sigurinë që na ofron laboratori i virologjisë në ISHP”, deklaroi Manastirliu në “5 pyetjet nga Babaramo”.