Tiranë, 16 Mars – Numri i respiratorëve është një total që kemi në publik dhe jo publik dhe është rreth 200 respiratorë. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu në një lidhje lidhje live në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV.

Manastirliu ka garantuar se janë marrë të gjitha masat për t’u përforcuar me respiratorë të tjerë, por edhe në pajisje personale për t’u siguruar mjekëve të gjithë mbështetjen e nevojshme

“Ne kemi marra masa për t’u forcuar me respiratorë të tjerë. Ashtu siç ne kemi marrë vendimin për të ndaluar eksportet, edhe shtetet e tjera e kanë bërë, edhe ne jemi ballafaquar me këtë problematike. Shtimi i stokut është nje nga objektivat e punës sonë të përditshme, për rritjet e stokut qoftë në pajisje personale, qofte respiratorë, apo pajisje ndihmëse”, tha Manastirliu.