Më shumë se 180 stacione radiofonike të mbi 30 vendeve u bashkuan në 3 minuta për të dhënë mesazhin: “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”.

Kryeministri i vendit, Edi Rama publikoi videon ku jepen pamje nga më shumë se 180 stacione radiofonike.

“Për të gjithë ata që janë në shtëpi dhe për të gjithë ata që po luftojnë fort për të mundur virusin. Filloi e gjitha këtë javë, në mendjen e radiodixhejit holandez Sander Hogerndorn. Për të gjithë ata që po luftojnë me koronavirusin, ky mesazh: ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, – u shpreh kryeministri Rama.