Kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin. Kjo mbledhje vjen fill pasi në mesnatë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para me koronavirus, dy shqiptarë të cilët kishin qenë për disa kohë në Itali nga ku ishin infektuar.
”Ministrja e Shëndetësisë do të informojë më tej lidhur me masat e marra që nga momenti i marrjes së sinjalizimit, protokollin epidemiologjik sipas protokollit të përcaktuar me të gjitha hapat nga OBSh i cili është udhëzuesi ynë që kur është shfaqur ky fenomen kërcënues.
Ajo që ka një rëndësi themelore dhe që është këshilla bazë e OBSH është domosodoshmëria për qetësi dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor sa i takon individëve dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi dhe faktikisht që nga mesnata e mbrëmshme ne i kemi ëprgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në ka gjithmonë që bëhet edhe më i qartë që këmbëngul dhe OBSH është që receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe nga të gjitha llojet e aventurave individuale. Kjo është një kohë për t’u informuar, informuar, informuar prej burimeve zyrtare sa i përket higjinës vetjake.”- tha Rama.