Mjeku Tritan Kalo,ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook foto ku shfaqet ai së bashku me kolegë të tijët në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në këtë situatë koronavirusi.Kalo shkruan se mjetet për t’u shërbyer qytetarëve nuk mungojnë, as vullneti i mjekëve.

Gjithashtu Kalo nuk harron të falenderojë të gjithë doktorët e infermierët të cilët janë në çdo moment në krye të detyrës ku menaxhon situatën.

Statusi i plotë:

MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!! (Lexo.al)