Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook” një grafik ku paraqitet numri i shkeljeve të masave që qeveria, e drejtuar nga ai, ka nxjerrë në këtë kohë ku pandemia e koronavirusit ka përfshirë thuajse gjithë botën.
Teksa bën publik numrin e shkeljeve, vetëm 37 në të gjithë vendin, Rama thotë se këto shifra edhe Zvicra do i kishte zili.
Kreu i ekzekutivit fton qytetarët të zbatojnë me rigorozitet rregullat përcaktuara nga qeveria për të dalë me sa më pak dëme nga kjo situatë.
Në fund ka edhe një dedikim për të gjithë shqiptarët: I love you.
Statusi i plotë:

? NË GJITHË SHQIPËRINË SOT VETËM 37 SHKELJE TË RREGULLIT PËR VETËKARANTINIMIN E TË ARDHURVE NGA ITALIA 14 DITËT E FUNDIT?

NUK DI Ç’TË THEM, SE 37 SHKELJE NË GJITHË VENDIN EDHE ZVICRËS I DUKEN FANTAZI? POR LUS ZOTIN QË TA MBANI KËSHTU VETEN NË VAZHDIM DHE MOS TA PËSOJMË SI ATO NDESHJET E KOMBËTARES KUR I HAMË GOLAT NË FUND E DALIM NGA STADIUMI SI… ?

? I LO❤️E YOU. (Lexo.al)