Opozita në Tiranë ka nisur një luftë, menjëherë pas prezantimit të masave për përballjen me koronavirusin, duke deklaruar se maskat mjekësore në dispozicion të profesionistëve të shëndetësisë janë të skaduara dhe dëmtojnë personat që do t’i përdorin.

Por si qëndron e vërteta e maskave mjekësore?

Mediat prestigjioze si Washington Post dhe National Post kanë investiguar çështjen e maskave duke u nisur nga fakti se edhe në vende si SHBA dhe Kanada (nga ku kane ardhur dhe masiat qe perdoren ne Shqiperi) stoku i maskave mjekësore daton që nga shpërthimet e pandemive virale si SARS apo H1N1 është i pamjaftueshëm dhe tashmë u ka kaluar afati.

National Post shkruan se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA konfirmon që maskat mjekësore mund të përdoren në mënyrë efektive edhe vite pas afatit të deklaruar të përdorimit. Nga ana tjetër, mungesa e maskave mjekësore është një problem global që ka adhur së bashku me pandeminë e virusit COVID-19.

Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rreth 12 milion, megjithëse u duhen 300 milion. Për më tepër në rastin e SHBA, sipas Washington post që nga pandemia e gripit H1N1 të 2009 nuk është rimbushur më stoku shtetëror i mjeteve mjekësore.

Kanadaja pasi vlerësoi mungesën e mjeteve mjekësore gjatë përhapjes së virusit SARS, mori në 2007 miliona maska të tipit N95 të cilat kanë mbetur në stok deri tani. Zyrtarë të shëndetit publik kanadez thanë se maskat mund të jenë më pak të efektshme, por kjo varet nga prodhuesi.

Në 2017 Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA testoi maskat e stokut dhe arriti në përfundimin që shumë modele mund të mbrojnë me efikasitet edhe vite dates së afatit dhe se rekomandohet të përdoren këto maska pas afatit në situata krize ku ka mungesë të theksuar pajisjesh mjekësore.

https://nationalpost.com/news/world/ontario-stockpiled-millions-of-masks-after-sars-they-all-expired-as-covid-19-nears-pandemic-status

https://www.washingtonpost.com/investigations/face-masks-in-national-stockpile-have-not-been-substantially-replenished-since-2009/2020/03/10/57e57316-60c9-11ea-8baf-519cedb6ccd9_story.html