Teksa Shqipëria vijon të jetë në karantinë prej disa ditësh, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, garanton se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera. Ai thotë se operatorët e biznesit ushqimor, si dhe fermerët dhe blegtorët po vijojnë punën duke u përshtatur me masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ai përsërit edhe njëherë thirrjen për të kufizuar lëvizjet dhe qëndruar në shtëpi.

Reagimi i plotë i Çuçit

? Krahas mjekëve, infermierëve, punonjësve të rendit e sigurisë që janë në radhën e parë të kësaj situate të vështirë ka edhe një grup tjetër që është në shërbim të shoqërisë dhe që vijon punën për të garantuar një gjendje ‘normaliteti’, në kushtet kur i gjithë vendi është në një karantinë të plotë. E kam fjalën këtu për fermerët, blegtorët dhe gjithë operatorët e biznesit ushqimor.

? Puna e tyre do të vijojë sepse nuk mund të ndërpresim për asnjë çast zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit. GARANTOJ se nuk ka dhe nuk do të ketë mungesë në tregje të ushqimeve dhe produkteve të tjera.

? Vërtet kjo është një situatë e pazakontë, por aktiviteti i subjekteve prodhuese dhe importuese vijon nën një regjim masash të rrepta të distancimit social, si mënyra e vetme për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Fermerët e blegorët gjithashtu nuk mund ta ndërpresin punën e tyre, thjesht edhe ata po i përshtaten masave të vendosura nga qeveria në kuadër të kësaj pandemie botërore.

? AKU është në terren në të gjithë vendin duke inspektuar subjektet që janë hapur, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet.

? Është e rëndësishme që të gjithë bashkë të vijojmë sakrificën e madhe të kufizimit të lëvizjeve derisa ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm. Dhe padisuktim që ne do ta fitojmë. S’ka rrugë tjetër!

#TiNukDoJeshKurrëVetëm??? #QëndroNëShtëpi?