Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në një prononcim të shkurtër për mediat ka folur rreth draft ligjit mbi amnistinë e kapitalit që pritet të dalë shumë shpejt. Ministrja është shprehur se për hartimin e tij kanë marrë referencë edhe nga zbatimin në vendet e tjera, si dhe deklaroi se janë përfshirë ekspertë të huaj, për ta sjellë brenda standardeve ndërkombëtare. “Me anë të kësaj nisme synohet që të plotësohet një aspekt tjetër drejt formalizimit të ekonomisë, i cili tashmë ka nisur me procesin e fiskalizimit”,- tha Denaj.
“Ky është një proces që nuk është nisur tani, prej disa kohësh është diskutuar me grupet tona teknike dhe do të jepet si një propozim për grupet e interesit shumë shpejt. Detajet do të jenë pjesë e diskutimin në momentin që drafti I parë do të publikohet. Kohë dhe elementët e tij do të jenë pjesë e këtij draftit, është pak herët për të nxjerrë detaje të tij. Formalizimi i ekonomisë është një prioritet edhe zhvillimit ekonomik njëkohësisht edhe i përforcimit i të gjithë masave që merren për të përmirësuar barazinë ndërmjet të gjithë bizneseve. Unë mendoj që kjo amnisti nuk është për një përfaqësi mazhorance, është për të gjithë bizneset”,- sqaroi ajo.
Denaj u ndal edhe tek diferenca midis dy “burimeve” të këtij kapitali që do të amnistohet.
“Në varësi të detajeve teknike të cilat do ta bëjënë shumë të qartë diferencën midis dy grupeve: atyre që kanë punuar dhe kanë diferencë nëpërmjet realitetit dhe pasqyrave fiskale dhe atyre që kanë veprimtari të jashtë ligjshme. Kjo diferencë është e qartë për ne dhe do të jetë e mirë markuar me instrumente të diferencuar dhe në këtë aspekt mendoj që do t’i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimit publik që sigurisht nuk do të jetë i gjatë, por me të gjithë grupet e interesit dhe për të adresuar këtë çështje.
Mbi të gjitha për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik i cili do të kërkonte që bizneset tona prej 30 vjetësh të tejkalonin deklarimet në pasqyrat financiare. Sektori bankar është ai që e ndjen. Prej janarit të vitit 2018 në kredidhënien e tij operon vetëm me pasqyrat fiskale dhe ka një ngërç prej diferencës së pasqyrave fiskale dhe atyre reale. Kjo do ti japë një frymëmarrje edhe kreditimit”- tha Denaj.
Ministrja gjithashtu sqaroi se pritet të aplikohet një tarifë e ulët për sa kohë që do të jetë zbatohet pjesa e amnistisë. Kjo do të sjellë deklarimin e aseteve kundrejt realitetit dhe t’i japë një frymëmarrje edhe biznesit drejt formalizimit dhe zhvillimit sidomos biznese të mesme dhe të mëdha dhe drejt tregjeve të kapitalit.
“Kjo nuk bëhet vetëm për sot, bëhet për një zhvillim ekonomik dhe të instrumenteve të tij në 3-5 vjet, për të qenë në të gjithë formatin si atë të sektorit bankar edhe në tregjet e kapitalit me instrumentet e duhur por edhe me mbështetje për bizneset, të cilët në 30 vite duhet të hedhin poshtë të gjithë qasjen ndaj formalizimit. Theksoi se ky nuk është i vetmi instrument për fiskalizmin. Ministrja rikujtoi ligjin e fiskalizimit, I cili nuk ka kthim mbrapa, ka një dat ëfillimi dhe një periudhë tranzitore dhe do të fillojë në 1 shtator”,- përfundoi Denaj.
Kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të socialistëve, deklaroi planin madhor për të kryer një amnisti kapitali, duke pasur në fokus emigrantët, por duke përjashtuar këtu paratë e dro gës, kri mit si dhe ato të gjykatësve e prokurorëve. “Ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që të gjitha paratë, asetet t’i deklarojnë. Paratë t’i fusin në banka dhe asetet t’i deklarojnë. Dhe jo një apo dy organ izata të ngrihen por bota mbarë të thotë kjo nuk bëhet do bëhet. Emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të tor turohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave”- tha ai.