Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur Lulzim Bash dëuke i “treguar vendin” në lidhje me ak uzat dhe pan ikun që kryeopozitari ka ngritur ditën e sotme për maskat mbrojtëse për ekipin mjeksor.
Reagimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën për turpin tuaj, ju e quani “rrump allë”, ka privilegjin të jetë e rrethuar nga njerëz dhe profesionistë të shkëlqyer, të cilët janë vënë në krye të kësaj lu fte të paparë që ka përfshirë të gjithë botën. Janë bluza të bardha me autoritet dhe integritet, të cilët në jetën e tyre private besojnë në ide e alternativa të ndryshme politike. Janë ekspertë të shkëlqyer të shëndetit publik. Ata janë njerëz që u shërbejnë çdo ditë qytetarëve, pa dallim. Mes tyre ka edhe simpatizantë të partisë tuaj. Por në punë, ata e kanë aftësinë që të lënë në shtëpi aftësitë politike. Dhe sot janë të gjithë bashkë, në këtë përpjekje të jashtëzakonshme kundër një e pidemie që po sfidon të gjithë botën, dhe padyshim edhe Shqipërinë.
Juve ndoshta nuk e kuptoni sa keq dukeni kur sajoni, gënjeni apo sh ani dhe fye ni ministrinë e tyre. Sepse Ministria e Shëndetësisë, është më në fund ministria e tyre. Nuk është e Ministres, as e partisë, aq më pak e qokave si deri dje. Unë jam ministrja e tyre dhe ata janë graviteti i punës sime, janë fuqia e angazhimit tim. Ata janë burimi i sigurisë që kam, se NE DO T’IA DALIM KËSAJ LU FTE! Me ose pa ju zoti Basha, NE DO T’IA DALIM!
Ka njerëz të nderuar, profesionistë të respektuar, në atë që ju e quani “task-forca opozitare”. Po opozitën e kujt jeni duke bërë bashkë, ju dhe politikanët e mas kave të skaduara zoti Basha? Ju pyes sepse ju s’keni nevojë për ata që të sajoni, gënjeni, shani apo fye ni ministrinë që është edhe e tyrja! Nuk ju duhen farsa si e sotmja, ku tre politikanë me “bo mbë në duar” pozonin me një qendër shëndetësore në sfond për të fr ikësuar njerëzit dhe profesionistët e shëndetit. Ju s’keni nevojë për ata, për të vazhduar me avazin e vjetër të ak uzave e të kë rcënimeve me prokurori. Personeli mjekësor sot nuk ka nevojë për “detek tivët” tuaj, po për mbështetjen e të gjithëve, përfshirë edhe ju!
Ne, Ministria e Shëndetësisë e kam fjalën, nuk jemi as të përsosur as të pagabueshëm.
Po si mundët të na quani kri minelë edhe sot, kur Shqipëria e tërë i ka sytë nga personeli ynë mjekësor që SOT JEMI NJË, BASHKË ME ÇDO SHQIPTAR dhe PËR ÇDO SHQIPTAR?!
Unë jam mësuar të mos habitem nga agre siviteti i retorikës suaj. Por kjo e sotmja më habiti. Një rënie e fortë në standartin e komunikimit, në kohën më të gabuar të mundshme.
Shpresoj fort të ketë qenë një lajthitje, si ajo “task-forca” shëndetësore opozitare, të cilës nuk i gjen dot një të dytë në asnjë vend të botës. Ju ftoj sinqerisht që, deri kur të kemi përfunduar këtë bet ejë me virusin, të heshtni, atëherë kur nuk keni ç’të thoni. Nuk është lu ftë politike kjo, Z. Basha. Eshtë luf të për shëndetin dhe sigurinë e mbarë popullit. Mua këtu do të më keni. Kur ta kemi m ndur epideminë, do të keni kohë që të rifilloni me avazin tuaj. Por deri atëherë, kujtojini vetes se nuk jeni vetëm politikan. Jeni burrë, prind, bir i një familjeje. Mos e prishni gjakun e të gjitha familjeve të Shqipërisë, duke përhapur pa nik dhe folur në hava. Të flasësh kohë në kohë krize si kjo e epidemisë, nuk është thjesht e pajustifikueshme. Eshtë e dën ueshme në çdo aspekt.