Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka rrezuar lajmin se eshte anulluar Check-up.

Në një mesazh në “Twitter”, ministrja sqaron se nuk është e vërtetë që ky koncesion do të anulohet, por sipas saj, ai do të pezullohet, deri në rikthimin e normalitetit, referuar situatës së krijuar nga koronavirusi. Eventualisht nderpritet dhe pagesa per koncesionarin deri ne momemtin e rifillimit te punes.

“FAKE NEWS! CHECK UP NUK ËSHTË ANULLUAR, POR PEZULLUAR DERI NË RIKTHIMIN E NORMALITETIT, KUR NJERËZIT DO TË VIJOJNË SËRISH TË KONTROLLOJNË FALAS GJENDJEN E TYRE SHËNDETËSORE!”, shkruan Manastirliu.