Kryeministri Edi Rama ka publikuar 30 foto në llogarinë e tij në “Facebook” ku shihen mësues të cilët në këtë kohë të vështirë japin mësim online për nxënësit e tyre.“Mirënjohje dhe falenderime nga zemra trupës mësimore në këtë kohë të zymtë”, shkruan ndër të tjera Rama.Numri një i qeverisë nuk ahrron në fund që t’u bëjë edhe një herë me dije qytetarëve se masat e marra nga qeveria janë në të mirën e të gjithë neve për të dalë të fituar nga kjo betejë me koronavirusin.
Postimi i plotë:30 FOTO NGA MIJËRA SHTËPITË E MËSUESVE NË TËRË SHQIPËRINË, KU FALË PROGRAMIT TË RI TË LËNDËVE MËSIMORE ONLINE, MËSUESIT DHE NXËNËSIT PO NDËRVEPROJNË QË TË MOS KRIJOHET PRAPAMBETJE E PARIPARUESHME NË MËSIME?MIRËNJOHJE DHE FALENDERIME NGA ZEMRA TRUPËS MËSIMORE QË NË KËTË KOHË TË ZYMTË, PO VAZHDON TË PËRHAPË ME PËRKUSHTIM DRITËN E DITURISË?KRENAR QË NË MOMENTIN MË DRAMATIK TË JETËS SONË, SHQIPËRIA ISHTE GATI PËR KËTË PROCES ASISTENCE MËSIMORE, FALË #REVOLUCIONITDIGJITAL2020??ME NDIHMËN E ZOTIT, NE DO TË DALIM MË TË MIRË DHE MË TË FORTË NGA KJO LU FTË!FRIKË ASPAK, KUJDES PO! (Lexo.al)