Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PA NIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë pë rplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-work” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetsor Publik….
Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epi demive të Së mundjeve të ndryshme Inf ektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epid emiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…SFIDA e rradhës quhet Sars-Cov-2/Covid-19….Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rr ezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…1- Rastësi, 2- masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj, 3- situata në përmirsim e Gripit sezonal, 4- mungesa në të shkuarën edhe e infe ksioneve nga të tjerë Beta-Coronav iruse (Sars-Cov 2002-2003, Mers-Cov 2012), 5- vendosja gjeografike e Trevave tona, 6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infe ksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane, 7- imuniteti i fituar ndaj coronavi ruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavi rusi madhor si Sars-Cov-2/Covid-19, 8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor!!!