Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve pasi është shumë i rëndësishëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. Ministrja ka listuar rregullat e reja ku kërkon nga qytetarët zbatimin e tyre dhe kufizimin e lëvizjeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Rregullat e reja janë:
1- Ndalohen aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, koncerte, tubime dhe dëgjesa publike deri me datën 3 prill.
2- Mbyllen diskot, lokalet e natës, ambientet për argëtim, si qendra sociale, palestra , pishina deri në 3 prill.
3- Restorantet, baret të ofrojnë shërbime për qytetarët duke respektuar distancën prej së paku 2 m nga tavolinat dhe së paku metër qytetarët nga njëri tjetri.
4- Pezullohen të gjithë procedurat për konkurset për procedurat për punësim.
5- Mbyllen çerdhet dhe institucionet arsimore deri më 23 mars
6- Ndalohet grumbullimi i pacientëve shoqëruesve dhe familjarëve ne qendra shëndetësore/ spitale ku bëhen vizita ambulatore.
7- Kufizohet lëvizja e udhëtarëve me mjetet transportit ajror dhe detar drejt Italisë.