I dërguari i Posaçëm i Uashingtonit për ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, bëri një reagim të shtunën ku quante fa ke news një deklaratë të një eksperti amerikan në lidhje me takimin mes Thaçit dhe Vuçiç në SHBA.Qëllimi i takimit në Uashingont të Ambasadorit Richard Grenell me Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë ishte të diskutonin një marrëveshje dy palëshe bazuar në parimin e nda rjes së Kosovës, tha për Zërin e Amerikës Edward Joseph, Lektor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Këtë pohim, Richard Grenell e quan lajm të rremë, duke u shprehur “se kjo gjë nuk është diskutuar kurrë në praninë time”, shkruan ai në Twitter. Pak ditë më parë dy Presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në Washington mes tyre.