Nga mëngjesi i ditës së nesërme, në vendin tonë do të bëhet bllokimi i qarkullimit të makinave. Ky vendim është marrë nga qeveria në mënyrë që të ruhet siguria e qytetarëve dhe të bëhet izolimi i Koronavirusit që ka mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë rastet emergjente, përfshirë ata që do të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dha informacion me rëndësi për të gjithë qytetarët që presin të afërm të kthehen nga vende që nuk vijnë nga zonat e kuqe me koronavirus.  Ata që do duhet të shkojnë në aeroportin e Rinasit për të marrë njerëzit e afërm, duhet patjetër të telefonojnë numrat 112 dhe 129 dhe të japin detajet si dhe t’u përgjigjen pyetjeve. Nëse nuk referohen do u ndalohet udhëtimi!