Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli iu përgjigjur mediave në lidhje me situatën ndaj koronavirusit. Rakacolli tha se në katin e parë të Infektivit janë për momentin të sëmurët me COVID-19, ndërsa në 2 katet e tjera janë 4 pacientë. Ajo theksoi se nëse do ketë shtim të rasteve Infektivit do kthehet në një spital COVID.

“Spitali infektiv qëkur është ndërtuar është ndërtuar me konceptin e spitaleve infektive. Që do të thotë që në të njëjtën kohë në spital mund të ketë sëmundje që transmetohen nga njeri tek tjetri. Për këtë arsye katet janë tërësisht të izoluara, hyrje të veçanta, nuk komunikojnë. Kati i parë është vetëm në dispozicion të të sëmurëve me COVID-19. Në dy katet e tjera për momentin ndodhen të shtruar 4 pacientë të tjerë dhe personeli mjekësor i katit të parë nuk ka asnjë lidhje me ta. Me shtimin e rasteve të dyja katet e spitalit infektiv do të shndërrohen në një spital COVID”, deklaroi Rakacolli.