Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shumë vende të botës, duke përfshirë dhe Shqipërinë. Fatkeqësisht janë konfirmuar rastet e para me virus dhe kjo ka bërë që masat mbrojtëse dhe masat për parandalimin e epidemisë të forcohen.
Një ndër masat është shmangia e hapësirave publike ku mblidhen turma të mëdha njerëzish. Kjo është dhe arsyeja pse “Në kurthin e Piter Panit” nga moderatorja Alketa Vejsiu është zhvilluar mbrëmjen e sotme pa praninë e publikut. Moderatorja iu ka bërë të gjithëve thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më shumë kujdes për veten.
Në ekran u shfaqën disa nga këshillat bazë të cilat Alketa i lexoi në emision. “Mbani distancë nga njerëzit që kolliten apo tështijnë”, “Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh”, “Fërkojini duart për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun”, “Qëndroni në shtëpi për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”, etj.