Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se 4 akse nacionale, Fier- Vlorë, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë dhe Elbasan- Korçë nuk do të ketë qarkullim të autobusave dhe automjeteve private.
Këto 4 akse janë nyje të lidhjes mes jugut dhe veriut duke evituar Durrësit dhe Tiranën por edhe këto nga dita e dielë në orën 06:00 të mëngjesit do të jenë plotësisht të ndaluara për automjetet private dhe autobusat teksa do të lejohen vetëm ato për mallra si dhe kategoritë e lejuara si në rastin për Tiranën apo Durrësin.
”Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e dielë do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier- Vlore, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë.
Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobuzët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës.
Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.
Kemi punuar gjatë pasdites për aktin normativ të sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, njëmijë herë ndjesë por po ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar dhe që mbledhin për spektakle të formateve të shumta janë aleat i armikut të padukshëm.
Të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.
Asgjë tjetër s’bëjmë sot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri. Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri- tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha.”- deklaroi Rama