Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, i drejtoi sot një mesazh të gjithë shqiptarëve duke u bërë thirrje për tu ndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e COVID-19.

“Është mesazh jo realist dhe frikësues, por thjesht e vetëm një mesazh nga zemra e një mjeku, prindi e vëllai tuaj të “pakdijshëm”, për t’u vetndërgjegjësuar në lidhje me rrezikun e këtij infeksioni vrastar”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo shprehet se “COVID-19 nuk kursen askënd dhe asnjë grup moshe përsa i përket prekjes, nëse nuk marrim masat e duhura të distancimit social. Situata bëhet e përkohëshme vetëm e vetëm nga shkalla e ndërgjegjësimit tuaj dhe e mirëkuptimit të masave të mara….Na e lehtësoni punën dhe detyrën tonë sa fisnike aq edhe humane. Ju duam shumë”, – tha Kalo.

Mjeku Kalo thekson se “i bëj thirrje pjesës së popullit të padijshëm e të pandijshëm, se me këtë mënyrë sjellje të papërgjegjshme përkundrejt COVID-19, nuk do të jetë e largët dita kur Italia do t’ju duket lule. Ruajeni e duajeni vetveten tuaj, qëndroni në shtëpi që t’ju mbrojë e shpëtoj Mjeksia e Perëndija bashkë. Ju lutem!! COVID-19 nuk njeh moshë prekje të tij. Gjithkush është i kërcënuar. Mbylluni në shtëpi e respektoni distancimin social. Është një situatë e përkohëshme prej së cilës do të dalim me më pak humbje jetësh e lëndime shëndetësore, nëse mendojmë e veprojmë të ndërgjegjësuar se me çfarë “armiku tinzar e të rrezikshëm” po përballemi.

“Ju duam shumë ndaj edhe ju duajeni veten tuaj e respektoni sakrificat tona. Bashkë do t’ia dalim!”, – tha Kalo.