Deputetja e Partisë Laburiste për Jarrow në Britani, Kate Osborne, ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vet Osborne përmes një njoftimin në Twitter këtë mëngjes duke thënë se diagnoza ishte pas një periudhe të izolimit dhe testimeve pasuese. “Do të vazhdoj të izolohem derisa të luftoj sëmundjen, por në kohën e duhur do t’i inkurajoja të gjithë të bashkohen dhe të mbështesin më të prekurit në komunitetet tona,”, -tha ajo. Ajo u kujtoi qytetarëve këshillat për të qëndruar në shtëpi për 7 ditë nëse kanë apo jo një temperaturë të lartë ose një kollë të vazhdueshme, shkruan “Daily Mail”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe deputetja Konservatore Nadine Dorries ishte e para që u diagnostikua me virusin. Një numër deputetësh kanë hyrë në izolim pasi kanë rënë në kontakt me ministren Dorries.