Nga Alfred Peza/

Kryetari i Partisë Demokratike pasi la pas “revolucionin popullor” të 2 marsit, i është rikthyer sërisht turit të takimeve me qytetarët, në përpjekjen e kohëve të fundit për ta ndryshuar imazhin e tij si lider politik. Këtë herë Lulzim Basha nuk shfaqet duke blerë domate dhe shegë me gjyshe Verën, as duke kontrolluar frigoriferët për ushqime në shtëpitë ku ai niset kutur për të trokitur ashtu “rastësisht”, duke u soro llatur nëpër lagjet e qytetit.Megjthëse po bën një sforcim maksimal për tu sjellë në mënyrë sa më “të natyrshme”, e gjithë shfaqja e tij përveç teatralitetit duket si një film me skenarë të shkruar nga profesionistë imazhi nëpër laptopët e tyre modernë dhe i xhiruar me shumë dubla. E pasi ka mbaruar montazhi dhe titrimi nga shqipja në shqip sipas një standardi të ri ndëkombëtar, ajo që të mbetet në mendje në fund të tyre, është fakti se Lulzim Basha këtë radhë po i kërkon këshilla qytetarëve.Kjo skenë nuk e di pse më kujtoi menjëherë një histori të vërtetë të ndodhur diku në vjeshtën e vitit 2005. Lulzim Basha sapo kishte hyrë në politikë përmes KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave pranë PD) të harruar tashmë dhe ishte bërë ministër në qeverinë e re. Sali Berisha sapo ishte rikthyer në pushtet si Kryeministër i Shqipërisë. Pakkush e kujton ndoshta që në një nga daljet e tij të para me kostumin e ri, Berisha doli në një konferencë shtypi përpara gazetarëve me një ekip prej rreth 20- 30 këshilltarësh nga pas. Të gjithë vajza dhe djem kryesisht të shkolluar në perëndim ose ekspertë me përvoja fantastike në vend.Pasi i prezantoi një e nga një me pathosin dhe superlativat e tij të gjetura posaçërisht për këtë rast, një nga kolegët tanë gazetarë, nga fundi i sallës thuhet se i dërgoi një mesazh në celular ku i shkruante: Doktor, a do të kesh kohë që ti këshillosh të gjithë këta?! Kjo pyetje qarkulloi shpejt nëpër qytet, sidomos në koridoret e medias dhe politikës, e shoqëruar me shumë batuta dhe humor. Koha tregoi se Kryeministri jo vetëm që nuk gjeti kurrë kohë as ti dëgjonte, e as ti këshillonte këshilltarët e tij. Derisa më sot, asnjë prej tyre nuk dihet se ku ndodhet sot, në raport me Partinë Demokratike.E kur shefi i Lulzim Bashës nuk e gjeti kurrë kohën për ta, është e sigurtë që as ai vetë as nuk e ka patur e as nuk ka për të patur ndonjëherë kohë, për ti këshilluar këshilltarët e tij. E kur kjo ndodh me njerëzit që ata i zgjedhin dhe i emërojnë për ti patur aq pranë, imagjinoni hipo kri zinë e sotme të Lulzim Bashës kur troket në derën e një qytetari, i ulet atij përballë dhe i thotë pa iu dredhur qerpiku: “Çfarë këshille do më japësh mua ti, meqë qenke kështu në politikë…!”Kur e mendon se pas kësaj, Kryetari i opozitës sonë as ka për ta takuar e as ka për ta parë më qytetarin, imagjinoni sa realiste është kjo qasje. Liderët politikë, partitë apo koalicionet e tyre, kanë instrumenta të tjerë për sondimin dhe fotografimin e mendimeve të opinionit publik. Përmes sondazheve profesionale dhe shumë indikatorëve e instrumentave të tjerë, me anë të të cilave ato ndërtojnë më pas axhendën dhe programet e punës së tyre, për të rritur pëlqyeshmërinë dhe për të realizuar pritshmëritë e tyre.

Ndaj, është mirë që dikush ta këshillojë Lulzim Bashën që të mos përdorë metoda të tilla të tejkaluara në komunikimin publik, sot në epokën moderne. Aq më tepër që qytetarët shqiptarë pavarësisht nga mosha dhe shkollimi, pas 30 vjetësh jetë në epokën e demokracisë pluraliste, janë në gjendje ta kuptojnë dhe dallojnë shumë qartë qasjen e sinqertë të liderëve të tyre politikë apo aktrimin e tyre përpara kamerave, sa për të bërë një lajm apo një spot publicistik.Qytetarët e thjeshtë mund të mos i dijnë ndoshta të gjitha gjërat, por e sigurtë është që e kuptojnë se Lulzim Basha do të ketë kohë që ti zbatojë këshillat e tyre, aq sa edhe Sali Berisha ato të këshilltarëve të vet!