Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë në një njoftim për media përmes znj Eugena Tomini për përditësimin e situatës së COVID-19.
Tomini bën me dije se janë kryer edhe 45 teste të reja në 24 orët e fundit ku 6 raste të reja janë konfirmuar me COVID – 19. Pesë qytetarë nga Tirana dhe një nga Fieri.Kështu numri i të prekurve me COVID – 19 në vendin tonë shkon në 76.

Tomini i bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi duke iu bindur masave të marra nga qeveria.

Postimi i plotë:“MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19
Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit Publik.”  (Lexo.al)