Shefja e departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino ka dalë me një deklaratë për të përditësuar të dhënat për situatën në të cilën ndodhet vendi prej koronavirusit.
Bino bën me dije si strukturat po vijojnë punën intensive për të pasur në kontroll situtatën dhe po bëjnë ç’është që të identifikojnë rastet e reja të prekur nga koronavirusi.
Ajo bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer teste për 79 persona, prej të cilëve kanë dalë pozitiv 11 prej tyre. (Lexo.al)