Këngëtarja e njohur Era Istrefi që nga 14 dhjetori nuk ka publikuar foto të reja në profilin e saj të Instagramit. Shumë nga ndjekësit e saj kanë marr shkas për të përhapur lajme të rreme sikur këngëtarja ka ndërruar jetë.Fotoja e saj e fundit është me komente të tipit “U prefsh në paqe ëngjëll”, “U prefsh në paqe motër”, “T’u preftë shpirti në paqe”, “Ishe njeriu im i preferuar, tani të humba, u prefsh në paqe mbretëreshë”, “U prefsh në paqe gjithçka e imja”, “Do të na mungosh”, e shumë të tjera.