Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes. Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh. Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut.

Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës. Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat. Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm, Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind. Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin. Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.

Nga krahasimet e të dhënave rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A. Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave. Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A. Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak. Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org