“Mbështetja që mori Shqipëria nga Konferenca e Donatorëve nuk ishte thjeshtë një solidaritet human, por ishte dhe një mbështetje e qartë politike për Shqipërinë në BE”, tha për ATSH, deputeti i PS-së, Edvin Bushati.Bushati tha se me shumën 1.15 miliardë euro, ndërtimi dhe investimet publike dyfishohen në dy-tre vite e ardhshme.“Një shifër e tillë prej 1.15 miliardë euro që shkojnë diku deri në 10% me PBB patjetër që do të ndryshojnë dhe nesër ekonominë dhe strukturën e ekonomisë shqiptare. Ndërtimi dhe investimet publike dyfishohen në dy-tre vite e ardhshme dhe kjo do të ndihet dhe në mënyrën se si do të funksionojë ekonomia shqiptarë”, theksoi Bushati Për ATSH.Ai shtoi se “shumë shpejtë ne do kemi mundësinë të shikojmë një ekonomi tjetër në Shqipëri, pra të kalojmë në mënyrë të njëtrajtshme nga faza e emergjencës dhe e rindërtimit pas tërmetit, në një mundësi të shtuar për të aplikuar në të gjitha fondet IPA, IPARD apo fondet e tjera që ka BE dhe mënyra se si do përthithim fondet nga donacionet do jetë hapi i parë për të vazhduar natyrshëm dhe brenda BE-së për të përthithur fondet që do të ketë nesër Bashkimi Europian për Shqipërinë si anëtare në të ardhmen e këtij Unioni. Të gjitha këto, janë tema të rëndësishme për t’u trajtuar dhe këto duhet të ishin dhe temat kryesore të politikës shqiptare. Këtu duhet të ishte fokusi. Sfida e qytetarëve shqiptarë sot janë rindërtimi i Shqipërisë, integrimi europian dhe një ekonomi më e mirë për të gjithë. Ne këto po adresojmë sepse dhe si mazhorancë dhe si parti politike e përgjegjshme duam të jemi te halli i qytetarëve”.
Duke folur për heqjen e TVSH për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tër meti, Bushati tha se “ne kemi bërë gjithçka të stimulojmë ndërtimin dhe qytetarët ti kemi sa më shpejt në shtëpi të reja”.“Shifra që kemi marrë së fundmi nga BE, garanton çdo qytetarë që i është dëmtuar banesa, ata që janë dëmtuar plotësisht të hyjnë në banesë si dhe do të rimbursohen të gjithë të dëmtuari, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por kemi dhe një shifër shtesë për të rimbursuar dhe ndërtuar të gjithë shtëpitë që do duhet që qytetarët që dolën të dëmtuar nga të rmeti të kenë shtëpi sa më komode dhe sa më shpejtë. Për ketë punë çdo bashki dhe çdo Njësi Vendore është futur në procesin e regjistrimi edhe kur nuk i ka letra në rregull me shtëpitë”, tha ai për ATSH.