Ajo që mbeti pas fjalimit të presidentit Ilir Meta në tubimin e thirrur nga vetë ai ishte e njëjta pamje që të ofrohet sikurse pas çdo proteste të opozitës. Bulevardi “Dëshmort e Kombit” ishin i mbushur me shishe uji dhe një pirg i madh me mb etje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës. Ndonëse një protestë e thirrur për mbrojtjen e kushtetueses, për fat të keq syri të kapte edhe mjaft flamuj të cilët ishin hedhur në bulevard, çka në fakt është edhe shkelje e ligjit pasi cilësohet si po shtërim i simboleve kombëtare.
Ndërkohë, siç mund të shihni edhe nga këtë foto, me largimin e protestuesve, nisën menjëherë nga puna punonjëset e Bashkisë së Tiranës për pastrimin dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët. Në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet e pastrimit si dhe botet me ujë për të bërë larjen e bulevardit, duke e rikthyer atë në gjendjen e mëparshme dhe në shërbim të qytetarëve.