Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e thirrur nga LDK-ja për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet nesër në ora 11:00.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala përmes një shkrimi në Facebook.
Shala ka shkruar se për mbajtjen e seancës kanë vendosur me 4 vota pro dhe 2 kundër.