Qeveria e Kosovës ka njoftuar se që nga dita e enjte deri me 27 mars, të gjitha shkollat në Kosovë do të mbyllen për shkak të situatës koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e Qeverisë mbrëmjen e sotme.

Masat që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës kundër koronavirusit:

Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajror dhe tokësor.
Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF-vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjet të PK-së.

Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rre zik të lartë dhe të mesëm.

– Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.
— Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.
— Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

— Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

— Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezin fektim të rregullt të mjeteve transportuese.
— Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rr ezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vd ekjeprurëse, nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në Kosovë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është in fektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.