Qeveria ka miratuar fondin limit prej 8.7 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit të vitit 2020 për nisjen e 3400 shtëpive individuale. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar në një deklaratë për shtyp edhe shifrat zyrtare për modelet dhe përmasat e banesave që ai tha se do të rindërtohen një muaj nga nisja e punës. Ai tha se nga fondi prej 8.7 miliardë lekësh, 2.2 miliardë do i kalojnë Bashkisë së Tiranës për 889 njësitë e banimit që do të rindërtohen në kryeqytet.
“Një lajm të rëndësishmë që përfaqëson një hap domethënës konkret të procesit të rindërtimit. Sot qeveria ka kaluar vendimin për miratimin e fondit limit prej rreth 73 milionë euro, që do iu kalojnë FSHZH dhe Bashkisë së Tiranës. Jemi gati të nisim nga puna për ndërtimin e 3400 shtëpive individuale nga fundit për rindërtimit 8.7 mld lekë fondi i miratuar sot nga qeveria. Kjo shifër përballohet nga buxheti i vititi 2020. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë një fond të alokuar. Janë 2500 shtëpi, banesa individuale që do të ndërtohen nga FSHZH. Për Tiranë 2.2 mld lekë. Bëhet fjalë për 889 njësi banimi individuale që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës”, tha Ahmetaj. 3400 banesat që do të rindërtohen nga fondi i Buxhetit të Shtetit: 683 banesa- 1+1 972 banesa – 2+1 845 banesa- 3+1 889 banesat që do të rindërtohen në Tiranë 312 banesa- 1+1 334 banesa- 2+1 243 banesa- 3+1″