Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme me banorët e Thumanës ku ka prezantuar modelet e shtëpive të reja që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se këto shtëpi do të jenë në të tërë kuptimin e fjalë vila.
“Do të qëndroj me ju, me sytë dhe mendjen të përqëndruar në radhë të parë për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shokuar dhe ndiheshin të pa shpresë ta bëjmë gëzuar vitin e ri në shtëpinë e re. Përvec të keqes duhet të shohim se cfarë mund të bëjmë që të dalë dicka e mirë. Cdo e keqe zjell dhe një të mirë. Si tërmeti mos ardhtë më kuurë, por e mira qështë që t’ju fusim në shtëpi, por në shtëpi ku të jeni në kushte optimale njësoj si familjet që blejnë vila. Për ata që iu është prishur shtëpi dhe kanë pasur më shumë se një kurorë, do iu japim aq shtëpi sa kanë kurora.

E rënsësishme që tiu japim mundësinë të kenë shtëpinë e tyre dhe hapsirën e tyrë
Mirëkuptim dhe besim, mirëkptim se ne nuk mund të shkojmë të ndërtojmë shtëpitë e reja aty ku kanë qenë të vjetrat, do t’i mbledhim pranë njëra- tjëtrës, do t’i merrni këto shtëpi sicc nuk i merr askush në Itali, atje një pjesë ta japin dhuratë dhe një pjesë ta jep kredi dhe të thonë paguje.

Trualli i shtëpisë së vjetër do ta mbani ju, por ta dini se dhe ligji e ndalon që të mbani atë dhe këtë. Do e përdorni ju, ta përdorni për bujqësi e kopshtari, por jo më të rri shtëpia atje. Ka tipa, burra janë këta që thonë jam mirë atje dhe thotë e dua aty ku jam. E vërtetë, por nëse qëndron te shtëpia atje ku je, atëherë ti duhet për një matje tensioni të marrësh rrugën deri në qendrën shëndetësore, apo fëmijët për të shkuar në shkollë. Kurse kur ke shtëpinë këtu do i që të gjitha aty”, tha Rama.