Kryeministri Edi Rama njoftoi se në muajin prill do të bëhet indeksimi i pensioneve. Ai tha se janë 20 mln euro që duhet t’u shkojnë pensionistëve përmes indeksimit.
Diskutimet me ministren Anila Denaj për pensionet
Edi Rama: Pika tjetër lidhet me pensionet. Tani duhet të bëjmë indeksimin, janë 20 mln euro që duhet t’u shkojnë pensionistëve.
Anila Denaj: Kemi premtuar muajin prill dhe jemi në kohë.
Edi Rama: Muaji prill është shumë i gjatë, kur konkludohet?
Anila Denaj: Ne e përfundojmë javën e parë të prillit.
Edi Rama: Kjo është ajo që duhet.