Kryeministri Edi Rama i cili mbajti fjalën para të rinjve në kongresin e PS të cilës ishin ulur përballë presidencës i dërgoi një mesazh në distancë kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë pe ng i besëlidhjes, agument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard. Në sheshin “Nënë Tereza”, Rama tha se mjafton të dëgjosh “këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë”. Gjithashtu Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë. “S’mund të jetë debat që të marrim vendin pe ng, debati që ka marrë mediat pe ng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken.
Ky vend nuk është pe ng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër. Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh tv dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta sht hurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi”, tha Rama. (TemA)