Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi disa nga masat që po ndërrmerren në kuadër të kontrolleve kundër koronavirusit, deklaroi se po shihet mundësia që të ndalohen transporti urban në Tiranë dhe Durrës.
Në një dalje publike para mediave ai theksoi se ky vendim mund të merret nesër ose në ditët në vijim.“Jemi duke vlerësuar për nesër ose në ditët në vijim edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Pse në Tiranë dhe Durrës janë këto masa më të forta?! Sepse nuk jemi ne të parët. Fatmirësisht që kemi sfidën të përballemi.
Kemi eksperiencë të vendeve të tjera. Kemi modele satisikore për të ndërtuar këtë eksperiencë. Ne nuk e ndalim përhapjen e virusit por ka shumë rëndësi se si ndërton sistemin mbrojtjes. Këto masa janë sistemi ynë mbrojtës.”, tha Rama.