Kryeministri Edi Rama priti dje në një takim Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ndërsa lajmi është mësuar në mbrëmje. Takimi u zhvillua në selinë e kryeministrisë në kuadër të vizitës së sotme në Tiranë, të Presidentit të Bullgarisë, Radev. “Sot me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, shkruan Rama, ndërsa ndan fotot nga ky takim.

Më herët gjatë takimeve me autoritete të larta të vendit, Presidenti Radev konfirmoi se “Bullgaria mbështet fuqishëm rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe çeljen sa më shpejt të negociatave”. “Ne do të mbështesim rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian të 2 marsit sepse jemi të bindur për rezultatet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe prioritetet kyçe”, u shpreh më herët ai.