Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në një vizitë në një familje në bashkinë Krujë, ku Sokol Mesiti ka përfituar nga bonusi i qirasë. Rama u shpreh se Vitin e Ri shpresojmë që familjet e prekura ta festojnë në banesat e reja.

RINDËRTOJMË ? BASHKË

Thumanë – Në familjen e Sokol Mesitit përfitues i bonusit të qirasë akomoduar në banesë të përkohshme deri në përfundim të shtëpisë së rindërtuar në zonën e re për zhvillim. Në Bashkinë Krujë janë 1503 familje që kanë përfituar bonusin e qirasë, nga të cilat vetëm në Thumanë kanë përfituar 457 familje.