“Bashki të forta” ka nxjerrë raportin për një qeverisje vendore funksionale ndaj sfidës kundër Covid19.

Sipas këtij raporti, Bashkia e Shijakut ka bashkëpunuar me institucionet qendrore për çdo nevojë të verifikuar në terren gjatë situatës së pandemisë.
Policia bashkiake ka ndihmuar në zbatimin e rregullave të sigurisë, ku së bashku me stafin e Bashkisë dhe vullnetarë të përfshirë në aksionin humanitar, ia kanë dalë mbanë të jenë aty ku njerëzit kanë nevojë.

Kordinatorja rajonale nga “Bashki të forta”, znj. Eneida Marku ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkinë Shijak.
“Bashki të forta” ka asistuar në bashkëveprimin mes anëtarëve të këshillit bashkiak duke sugjeruar përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve elektronike. Këshilltarët kanë mbikqyrur grupet që kujdesen për pensionistët e vetmuar dhe invalidët.
Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana ka thënë se kjo është një sfidë e jona e përditshme. Po përpiqemi t’i gjendemi pranë çdo pensionisti të vetmuar dhe invalidi, pas verifikimit të këtyre rasteve, po trokasim derë më derë sipas nevojave që kanë këta njerëz.