SPANJE

Jo vetëm në Itali, situata paraqitet dramatike nga koronavirusi edhe në Spanjë, duke marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi tashmë numri i viktimave ka kaluar shifrën 1 mijë.

 

 

 

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës publikoi shifrat e reja këtë të premte, duke regjistruar 20 412 të infektuar, me 1044 persona të vdekur, nga të cilët 174 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

 

Po ashtu edhe në Francë rritet numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi. Vetëm brenda 24 orëve në Francë numri i të prekurve është rritur me 1.617 duke e çuar në 12 612 në total. Po ashtu edhe të vdekurit janë rritur duke shkuar në 450, 78 prej të cilëve brenda 24 orëve të fundit.