Ditën e sotme 3 peshkatarë janë shpëtuar nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës.Ngjarja është shënuar rreth orës 14:30, në zonën e Karaburunit pranë vendit të quajtur “Shën Vasil”, ku 3 peshkatarët po rr ezikoheshin të mb yteshin në det me mjetin e tyre lundrues tip skaf plastik.
Si pasojë e motit të keq dhe detit të trazuar mjeti lundrues i peshkatarëve është përm bysur dhe fundosur në det.Pas marrjes së njoftimit menjëherë u organizua një grup i posaçëm shpëtimi nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës, i cili ka shkuar në kohë në adresën e dhënë nga peshkatarët duke i shpëtuar këta të fundit.Shërbimet policore sapo mbërritën në vend, bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve Sh.M, A.M dhe R.S, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.