Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin edhe 274 milionë dollarë për t’i ndihmuar 64 vendet më të rrezikuara nga pandemia e COVID-19 për ta luftuar atë.

Që nga viti 2009, SH.B.A-të kanë financuar 100 miliardë $ në për asistencë shëndetësore dhe gati 70 miliardë $ në ndihmë humanitare në nivel global.

“Ne jemi krenarë që jemi donatori i vetëm më i madh shëndetësor dhe humanitar në botë”, thotë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.